Vetem per ata qe deshirojn ta jetojn rinin e vertet
 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveidentifikimiRegjistrohuGrupet e Anëtarëve

Share | 
 

 “Kufoma” ngjallet gjatë funeralit në Kolumbi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Poncho

avatar

Numri i postimeve : 101
Age : 28
Location : Prizren
Registration date : 08/03/2010

MesazhTitulli: “Kufoma” ngjallet gjatë funeralit në Kolumbi   Wed Mar 10, 2010 10:22 am

Punëtorët e varrezave në qytetin Cali të Kolumbisë mbetën të tmerruar nga frika kur gjatë ceremonisë së varrimit të një gruaje 45 vjeçare, “e ndjera” filloi të marr frymë dhe të lëvizë.
Mediat Kolumbiane shkruan se gruaja ishte shpallur klinikisht e vdekur në spitalin e qytetit pasi ishte shtrirë në spital me shenja serioze të sulmit në tru një ditë më herët.

“Instrumentet me të cilat ishte e lidhur pacientja tregonin se ajo nuk kishte shenja jete, sepse aparatet nuk tregonin të rrahurat e zemrës ose shtypjen e gjakut”, tha Miguel Angel Saavedra, një mjek në klinikën ku po trajtohej gruaja.

Ekipi i spitalit nënshkroi certifikatën e vdekjes dhe trupi i saj u transferua në shtëpi dhe po bëhej gati për ceremoninë e varrimit.

Por në rastin e asaj që mjekët e quajnë “Sindromi Lazarus” ajo nuk ishte e vdekur. “Kur punëtorët e shërbimeve funerale po e përdornin formaldehydein, pacienti fillon të marrë frymë dhe të lëvizë”, Saavedra i tha mediave lokale.

Gruaja, emri i të cilës nuk u bë publik, është ripranuar në spital dhe është në gjendje kome, njoftuan mjekët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
“Kufoma” ngjallet gjatë funeralit në Kolumbi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
rebelet :: Forum i Lire :: Kuriozitete & Humor-
Kërce tek: